Subscribe

Gjykata e Kurbinit ka lënë në qeli 4 nga 5 te arrestuarit si pjese e grupit te vrasësve me pagesë, mbi te cilët rëndojnë akuzat e tentativës për vrasje ndaj punonjësve të policise dhe grabitjen. Ndërsa njërit prej të arrestuarve iu komunikua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Te akuzuarit I kane mohuar akuzat ne séance per caktimin e mases se sigurise por togat e zeza kane pranuar kerkesen per ti lene ata ne arrest me burg.

Pjestarët e grupit janë Ibrahim Difa, Damian Lleshaj, Robert Laçi, Ilirjan Feçi dhe Erion Mulaj, të arrestuar në kuadër të operacionit STORM. Mbremjen e 14 janarit të këtij viti në Qafë Kashar, uniformat blu i kërkuan drejtuesit ten je mjeti te ndalonte por ai refuzoi të bindej duke u larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Por gjate tentative per tu larguar makina u përplas me një bordurë. Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja, i shpallur në kërkim, dolën nga makina dhe qëlluan me armë në drejtim të patrullës së policisë.

Kjo ngjarje sherbeu per te hedhur dritë për rastet e mëparshme kriminale që implikonin pikërisht dy nga të pandehurit. Ibrahim Difaj dhe Ilirijan Feçi rezultojnë se janë paguar 20 mijë Euro nga Robert Laci, edhe ky i arrestuar, për ti bere atentat 34 vjeccarit Alfred Gjoka më 17 gusht të vitit të kaluar, punonjës i hidrovorit të Lezhës.

Ky atentat i dështuar, u zbulua pas hetimeve të kryera lidhur me sulmin ndaj policisë natën  e 14 janarit.

Uniformat blu pasi zbardhen skemën kriminale sekuestruan veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e grabitjeve, dy automjete të vjedhura, targa makinash, një armë gjahu si dhe municion luftarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *