Vazhdon rivaliteti per kryesimin e grupit G mes Spanjës dhe Italisë, kjo pas fitoreve respektive ne javën e katërt te eliminatoreve te botërorit. Ne Granada, Spanja mundi me rezultat te thelle Maqedoninë 4-0. Rrugën e fitores per iberiket e hapi Velkoski ne minutën e 34, i cili shënoi autogol ne portën e tij. Ne pjesën e dyte skuadra e Lopetegui do te shënonte edhe tre gola te tjerë. Fillimisht Vitolo dyfishoi shifrat ne minutën e 64, ndërsa ne nje dominim total te zotet e shtëpisë ne fundin e takimit gjeten edhe dy here te tjera rrjetën me Nacho Monreal dhe Aduriz. Me te njëjtin rezultat u kundërpërgjigj Italia ne Lihtenshtein me te katër golat e shënuar qe ne pjesën e pare te firmosura nga beloti dopiete, Imobile dhe Candreva. Ne renditjen e përgjithshme te grupit G, Spanja dhe Italia kryesojnë me 10 pike te ndjekura nga Izraeli me nje pike me pak. Shqipëria mban tashme vendin e katërt me 6 pike, ndërsa tabela mbyllet me Maqedoninë dhe Lihtenshteinin ne kuotën e zero pikëve. Ndërkohe grupi D prodhoi dy rezultatet surprize. Irlanda mbajti kryesimin teksa arriti nje fitore te vështire 1-0 ne fushën e Austrisë. Goli i vetëm per irlandezet u shënua ne minutën e 48 nga Meklin. Ne Kardif , Uellsi u befasua  ne fund duke mos shkuar me shume se barazimi 1-1 me Serbinë. Te zotet e shtëpisë gjeten golin ne minutën e 30 me Gareth Bale, por 5 minuta nga fundi Mitrovic ktheu gjithçka ne baraspeshe, nje pike qe e mban Serbinë ne vendin e dyte ne renditjen provizore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *