E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grupi “Bajri” kërkon lirinë

Gjashtë nga 9 të arrestuarit në Shqipëri nga operacioni “oaz” si anëtarë të grupit “Bajri” kundërshtojnë ne apel masën e sigurisë “arrest ne burg”.

 

Te dyshuarit për vepra të rënda penale kërkojnë lirim nga qelia dhe caktimin e nje mase me te lehte sigurie.

 

Reklamë

Ankimet u depozituan ne gjykate këtë të premte nga avokati Arber Hoxha. Të dyshuarit që kanë kërkuar lirimin janë Safet Bajri, i cilësuar si koka e grupit kriminal, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Klaudio Hoxhalli dhe Denis Brajoviq.

 

Në kuadër të operacionit “oaz”, policia arrestoi 11 persona, 9 në Shqipëri dhe 2 në Holandë, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Anëtarët e grupit kriminal “Bajri” akuzohen për vrasje me dashje, trafik droge dhe për një sërë akuzash të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë