E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Grupet e punës në terren, zhvendosen banorët e pallatit te “Myslym Shyri”

Nje pallat pranë rrugës Myslym Shyri në Tiranë kategorizohet si një nga rastet emergjente pas tërmetit.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për një godinë te ndërtuar në vitet ‘60 ku lëkundjet e kanë bërë katin e fundit të tij të rrezikshëm për të banuar. Grupet e inspektimit kanë mbërritur për të verifikuar situatën, çka detyron zhvendosjen e banorëve.

 

Janë 8 persona që banojnë në katin e fundit që sipas përfaqësuesve të pushtetit lokal do te strehohen në qendrat e bashkisë, deri në riprojektimin dhe rikonstruksionin e godinës.

 

E zonja e shtëpisë Donika Kashari tregon momentet e panikut gjatë lëkundjeve, moment i cili do të mbetet gjatë në kujtesën e saj.

 

Sipas të dhënave raste të tilla ka në disa zona të Tiranës, ku si pasojë e amortizimit të godinave të vjetra, lëkundjet kanë shkaktuar dëme shqetësuese.

Më shumë video

Reklamë