Subscribe

Nga Enkelejda Mema

Për shumicën socialiste duket se roli kushtetues që luan kuvendi në monitorimin e punës së qeverisë dhe institucioneve të pavarura është i pamjaftueshëm.

Për këtë arsye një grup pune joformal me kryetar Eduard Shalsin do të kalojë në sitë punën e kuvendit. Qëllimi është për t’i dhënë më shumë ekspertizë dhe burime njerëzore në bërjen e projektligjeve, në ndryshimin e ligjeve dhe llogaridhënies ndaj parlamentit të institucioneve të pavaruara dhe kushtetuese ku përfshihen dhe organet e reja të drejtësisë.

“Për shkak të volumit të madh të punës, të ligjeve apo edhe pse jo monitorimit të punës së qeverisë dhe institucioneve të pavarura është bërë e domosdoshme që të rishihet struktura organizative por edhe burimet njerëzore që t’i përgjigjen këtij stadi të zhvillimit dhe për të forcuar ekspertizën dhe kapacitetet”, tha kryetari i komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi.

I pyetur nëse ky grup punë në të ardhmen do të kërkojë ngritjen e një komisioni ad-hoc për të rritur kontrollin veçmas ndaj organeve të reja të drejtësisë, Eduart Shalsi, dha këtë përgjigje.

“Jemi në një proces në finalen e të cilit do të dalin disa konkluzione dhe do të thonë strktura organizative e kuvendit siç është, është në rregull, opsioni A po themi. Mund të jetë një opsion B, që kjo strkturë nuk është efikase siç është, do të shtohet diçka, të rimodelohet diçka, do të duhet të përshtatet diçka tjetër në mënyrë që të bëhet puna më efektive. Jane opsione të cilat në finale të procesit do të ketë një vendimarrje politike”, shtoi Shalsi.

Përfaqësimin e opozitës e sheh të nevojshëm. Nëse ajo nuk do t’i përgjigjet me “po” ftesës për të cilën thotë se ua ka nisur, ky grup i përbërë vetëm nga kryetarët socialistë të komisioneve të përherëshme parlamentare do të funksionojë si tillë.

“Në këtë fazë nuk kemi një dokument të zyrtarizuar dhe ështe e paimagjinueshme që në nesër në një grup formal pune të përjashtosh opozitën, jo, opozita duhet të jetë pjesë dhe të marri përgjegjësinë e saj në këtë proces”, deklaroi Eduard Shalsi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *