E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Grup i strukturuar kriminal”/ PD çon në SPAK kallëzimin për inceneratorin e Tiranës

Partia Demokratike ka çuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion kallëzimin për inceneratorin e Tiranës. Padia është depozituar ndaj kryeministrit Edi Rama, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës, Erion Veliajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Sipas demoktaëve, këto janë përgjegjësit që fshihen pas aferës me inceneratorin.

Kallëzimi është për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe të ushtrimit të detyrës publike.

Reklamë

Po ashtu, PD paralajmëroi se në ditët në vijim do të bëjnë denoncimin edhe për inceneratorët e tjerë.

Më shumë video

Reklamë