Subscribe

Maqedonia ndodhet në udhëkryq, ndërsa liderët politik vazhdojnë të mbeten të ndarë në qëndrimet e tyre, pavarësisht ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Duke folur për agjencinë “Francë Press”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se partia e tij do të futet në zgjedhje edhe nëse do të ishte subjekti i vetëm që merr pjesë ne to. Ai shton se VMRO është e gatshme të mbajë zgjedhje të reja menjëherë pas konstituimit të kuvendit të ri dhe arsyeja sipas tij, është se nuk ka bazë ligjore për të anuluar procesin e 5 qershorit. “BE dhe opozita nuk dëshirojnë të mbahen votimet, por askush nuk ka ofruar mundësi juridike për mënyrën sesi duhen anuluar ato”; përfundon Gruevski. Ndërkohë lideri i partisë më të madhe opozitare ka deklaruar se zgjedhjet e reja do të shtyhen, pasi nuk janë plotësuar kushtet për organizimin e tyre. Zaev shtoi se gjatë javë të gjitha partitë e tjera në Maqedoni do t’i kërkojnë kryeparlamentarit Veljanovski për të vendosur mbajtjen e tyre në një moment të dytë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *