E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gruevski paralajmëron largimin

Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se do te tërhiqet nga posti i kryetarit te VMRO DPMNE-se. Pas humbjes ne zgjedhjet e fundit per pushtetin qendror ashtu edhe ne zgjedhjet lokale qe pasuan, VMRO DPMNE po analizon rezultatet, por Gruevski ka thëne se pavarësisht përfundimit, ai do te tërhiqet brenda nje ose dy javësh.

 

Nikolla Gruevski ndodhet nen akuza te forta për abuzim me pushtetin dhe korrupsion përgjatë 11 viteve qe udhëhoqi Maqedoninë. Kohet e fundit ai po përballet edhe me thirrje brenda partisë se tij per t’u larguar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë