Subscribe

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev u paraqit ketë te hëne në Presidencë duke dorëzuar firmat, me të cilat i kërkon mandatin presidentit Gorge Ivanov. Zaev arriti të sigurojë 67 nënshkrime, përfshirë këtu 10 nga BDI-ja, 5 nga BESA dhe 3 nga Aleanca për Shqiptarët. Zaev pret tani që brenda ditës ose në ditët në vijim, kreu i shtetit t’i ofrojë zyrtarisht mandatin për krijimin e qeverisë së re.

 

 

Нападната е унитарноста на државата

Posted by Nikola Gruevski on Sunday, February 26, 2017

 

Ai deklaroi se shpreson ne nje tranzicion te qete te pushtetit, por nuk beri asnjë koment ndaj ofertës se bere nga rivali i tij politik, Nikolla Gruevski. Ky i fundit i ka shtrire dorën e bashkëpunimit, me kusht qe te refuzoje platformën shqiptare. Gruevski ne nje interviste televizive theksoi se është gati ti japë Zaevit 51 votat e VMRO-së për implementimin e programit të tij politik, e madje po të dojë mund edhe ta burgosë, nëse premton të mos prekë themelet e shtetit.

 

“Ne jemi të përgatitur të mbështesim LSDM-në në pushtet, si parti pakice, po rrëzoi ligjin e gjuhës, platformën e Tiranës dhe propozimin për të ripërvijuar e degraduar Maqedoninë. Nëse Zaevi këmbëngul kaq shumë që të jetë shef i ekzekutivit, atëherë do ta lëmë të zbatojë programin e tij, për sa kohë nuk sulmon shtetin dhe interesat kombëtare. Mund të na godasë neve po deshi, por jo shtetin. Do të dal vullnetar, nëse kjo do të jetë dëshira e tij, që të arrestohem, burgosem, sulmohem dhe VMRO-ja sërish do ta mbështesë qeverinë e tij.”

 

 

LSDM-ja arriti javën e kaluar një kompromis me BDI-në dhe partitë e tjera shqiptare për ngritjen e shqipes në statusin e gjuhës zyrtare në të gjithë Maqedoninë, diçka që shkon përtej marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001. Megjithatë, ende nuk ka nje vendim final nga ana e BDI-se per te hyre ne koalicion me LSDM-ne.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *