Subscribe

Lideri  i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski ka kërkuar shtimin e sigurisë, pasi ndihet i kërcënuar. Në kërkesën që ai ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ai thotë se ka marrë kërcënim me vdekje për shkak të detyrës qe ka mbajtur për 10 vjet si kryeministër, deputet i Parlamentit dhe kryetari i partisë kryesore tashme në opozitë.

 

Ligji parashikon që kryeministrit të vendit që i ka mbaruar mandati, në rast se vlerësohet se ka rrezikshmëri të lartë ndaj jetës së tij mund t’i caktohet sigurim shtesë me afat të papërcaktuar. Deri tani, kërcënimi me vdekje ndaj ish-kryeministrit Gruevski nuk është konfirmuar.

 

Sipas ndryshimeve të ligjit të miratuar ne vitin 2013, lideri i VMRO-DPMNE si ish kryeministër ka të drejtë të mbrohet me 6 truproja, si dhe te ketë makinë e shofer personal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *