Pasi njoftoi tërheqjen nga qeveria ne Maqedoni dhe sqaroi se shkak u be prodhimi dhe shpërndarja e qëllimshme drejt personave të paautorizuar i disa materialeve të përgjuara, BDI nuk ka njoftuar asnjë vendim per hapat e mëtejshme qe do te ndërmarre. E ndërsa heshtja mbizotëron ne kete parti, ish kryeministri Gruevski ka patur nje tjeter qëndrim ndryshe nga ai i nje dite me pare, kur tha se ky ishte nje vendim i brendshëm partiak. Per kreun e VMRO-DMNE-së, Nikolla Gruevski, BDI nuk ka dalë nga qeveria, por po zëvendëson ministrat e vjeter me te rinj.
“Nuk është e saktë se kemi mbetur vetëm ne dhe LSDM-ja në qeveri. Nga ajo që shoh unë, BDI nuk e ka braktisur qeverinë por do te bëjë zëvendësimin e perfaqesuesve të saj. Çdo parti politike ka të drejtë të realizojë zëvendësime ne qeveri, edhe pse ato duhet te permbushin disa kushte”.
Edhe ekspertet vlerësojnë se BDI-se nuk i mbetet rruge tjetër veçse te zëvendësoje te larguarit me emra te rinj. Ne seancën e se hënës do te konstatohet nese ministrat do te jene ne parlament. Sipas marrëveshjes, kuvendi duhet te shpërndahet ne 7 prill dhe nese kjo do te ndodhe mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme ne 5 qershor eshte e pashmangshme.
Gruevski: BDI nuk doli nga qeveria





