E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Gruevski “arratiset” edhe nga Hungaria, ja ku mund të fshihet

FILE PHOTO: Former Macedonian prime minister Nikola Gruevski enters a court in Skopje, Macedonia, October 5, 2018. REUTERS/Ognen Teofilovski/File Photo

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski duket se është larguar edhe nga Hungaria.

 

Sipas agjencisë së lajmeve “Focus”, Gruevski mund të jetë larguar drejt Rusisë ose Turqisë me aeroplanin e një biznesmeni të afërt me kryeministrin hungarezë, Viktor Orban.

 

Ish-kryeminsitri maqedonas kërkoi së fundmi azil politik në Hungari pas shpalljes së kërkesës për arrest nga policia maqedonase.

 

Pak ditë më parë ai u arratis nga Maqedonia, në drejtim të Hungarisë, ku dyshohet se u ndihmua nga organet hungareze për të kaluar ilegalisht në Shipëri, Mal të Zi dhe Serbi.

 

Qeveria hungareze, pas këtij veprimi, u akuzua nga mediat se ka shkelur ligjin duke kaluar ilegalisht ish-kryeministrin Gruevski.

Vazhdo të lexosh