Ish-kryeministri Nikolla Gruevski akuzon Prokurorinë Speciale se po vepron sipas urdhrave të shefit të opozitës Zoran Zaev. Ketë qëndrim Gruevski e ka mbajtur pasi u mor ne pyetje, pasi është i dyshuar lidhur me rastin “tritoli” për rrënimin e objektit “kosmos” ne komunën Gazi i Babes disa vite me pare.

“Sot u thirra në gjykatë sepse Katica Janeva dyshon se do te iki nga vendi dhe se nuk do të paraqitem në gjykatë. Nuk e di nëse dikush e beson diçka të tillë, apo është vetëm dëshirë e porositësve të Janevës. Njeriu që tha se nuk e njeh Gjykatën është i vetëdijshëm për kredibilitetin e tij dhe mbështetjen nga populli, prandaj nëpërmes kontrollit te kësaj Prokurorie po tenton te na paraqesë ashtu siç është ai vete”.

Thirrja e Gruevskit ne Prokurori vjen pasi presidenti i vendit tërhoqi vendimin e tij per te falur zyrtaret e akuzuar ne te ashtuquajturin skandal i përgjimeve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *