Një ngjarje e pazakontë por dhe e çuditëshme është regjistruar në Arkansas të SHBA.

 

Një 69 vjeçare ka vrarë bashkëshortin pasi zbuloi se ky I fundit ishte regjistruar në një kanal pornografik.

 

Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar në shtëpinë e tyre.

 

Ndërkohë Patricia Hills deklaroi në seancën gjyqësore se bashkëshorti saj ishte regjistrtuar disa herë në kanalet me pullë të kuqe por ajo ia kishte falur.

 

Duke e cilësuar si një ofendim ndaj saj dhe njëkohësisht ndaj Zotit, Patricia tha para togave të zeza se pasi e zbuloi që bashkëshorti ishte regjistruar sërish atëherë mori vendimin ekstrem për ta ekzekutuar.

 

Ajo tha se shkoi me vrap në banesë, mori një pistoletë dhe u kthye në hambar duke qëlluar bashkëshortin dy herë në këmbë.

 

Pas vrasjes së burrit, Hill tha se shkoi në shtëpinë e saj për të lajmëruar policinë dhe ambulancën.

 

Frank Hill u dërgua në spital por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve nderkohe qe Patricia u la ne burg nga ana e togave te zeza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *