Një plagosje me thikë është regjistruar dje në zonën e Kombinatit. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar pas një konflikti të çastit mes bashkëshortëve dhe gruaja e ka qëlluar me thikë burrin. Ky i fundit ka marrë plagë në gjoks dhe ndodhet në spital, ndërsa mësohet se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar e jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas burimeve nga komisariati numër 6,  gruaja nuk mund të arrestohet pasi ka një fëmijë të mitur 1 vjeç dhe është shtatzënë, referuar ligjit është e pamundur që ajo të mbahet në qeli.

 

Grupi hetimor ka marrë në pyetje bashkëshorten e cila ka shprehur pakënaqsi për sjelljen e burrit dhe së fundmi kanë pasur konflikte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *