Subscribe

‘’Gruaja më e gjatë në botë’’ Rumeysa Gelgi nga Turqia, ishte sot e ftuar për një intervistë në Skype, ekskluzivisht për ‘’Vizioni I Pasdites’’.

 

Ajo na rrëfeu se që prej moshës 4-5 vjecare mësoi se ishte prekur nga sindroma ‘’Weaver’’ ,e cila shkakton rritjen e shpejtë të gjymtyrëve, por që I shkakton vështirësi në të ecur dhe kryerjen e aktiviteteve te perditshme.

 

E pyetur nëse është bullizuar ndonjëherë apo jo, ‘’gjigandja’’ pohoi se e kanë fyer si personalisht, ashtu edhe neë rjetet sociale, por tashmë nuk I bën më përshtypje kjo gjë ‘’pasi ky është problem I tyre’’, tha ajo.

 

Rumeysa, e gjatë 2.31 cm, tregoi se është 5 herë fituese e rekordit Guinness, në vitin 2014 u shpall ‘’Adoleshentja më e gjatë në botë’’, në vitin 2021 ‘’Gruaja më e gjatë në botë’’, ndërsa këtë vit theu record për shpinën, dorën dhe gishtat më të gjatë.

 

‘’Te jem 5 herë rekord thyese më ka dhënë shumë maturi dhe jeta ime ka ndryshuar pozitivisht. Jam e rrethuar me njerëz që ma duan të mirën. Kam marrë dhe shumë dashuri nga njerez që as nuk I njihja fare’’, u shpreh Rumeysa.

 

Ndërkohë që në dëshirat dhe qëllimet e saj të së ardhmes ishte të udhëtonte në shumë vende të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.