Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë për të cilën ka dyshime se  lidhet me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë  Pfizer/Biontech.

 

Bordi i pavarur i monitorimit të sigurisë së vaksinave, tha se vdekja e gruas me shumë mundësi erdhi si pasojë e problemeve të muskujve të zemrës, një efekt anësor i rrallë i vaksinës.

 

Në deklaratën zyrtare thuhet se gruaja vuante edhe sëmundje të tjera, që mund të kenë ndikuar në pasojat fatale  pas vaksinimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *