E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gruaja goditet në vijat e bardha në Lezhë, shoferi i aksidentit shoqërohet në polici

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Lezhës, në afërsi të zonës së tregut.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një grua e cila po kalonte në vizat e bardha.

Reklamë

Ajo u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e lezhës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shoferi qe shkaktoi aksidentin nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. ai është shoqëruar në polici ku ka dhënë shpjegime mbi rrethanat e përplasjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë