E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gruaja “fluturon” jashtë rrugë dhe përplaset me mbikalimin

Një Audi A4 ka përfunduar jashtë rrugës në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

 

Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur në fshatin Zhamë Sektor në Lushnje, ku makina që drejtohej nga një femër, e cila po udhëtonte në makinë bashkë me djalin e saj ka përfunduar jashtë rrugës.

 

Reklamë

Makina doli nga rruga duke u përplasur me mbikalimin metalik, si pasojë e përplasjes makina është shkatërruar, por fatmirësisht të dy personat nënë e bir nuk kanë pësuar lëndime.

 

Ndërkohë në deklaratën e saj drejtuesja është shprehur se mjetin e kishte marrë me qira, por ai kishte filluar të dridhej gjë që solli dhe humbjen e kontrollit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë