Gjatë muajit shkurt rreth 100 vizita janë kryer çdo ditë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës.

 

Fluksi mjaft i madh i pacientëve ka të bëjë kryesisht me gjendjen gripale, por edhe me komplikacionet e gripit. Shefi i Shërbimit të Urgjencës Kujtim Shabani thotë se ka qenë e vështirë për të përballuar fluksin e lartë të vizitave edhe për shkak të mos zbatimit nga ana e pacientëve të sistemit të referimit por edhe sepse janë vetëm dy mjekë në shërbimin e urgjencës të cilëve u duhet të përballojnë jo vetëm vizitat në këtë shërbim në ambjentet e spitalit por edhe vizitat në shtëpi në bazë të rasteve urgjente që paraqiten.

 

Si pasojë e fluksit mjeku Shabani thotë se edhe pavijonet e të dyja shërbimeve të pathollogjisë dhe kardiologjisë janë të tejmbushura nga pacientët, madje ka edhe raste kur refuzohet shtrimi në këto pavijone:

 

Shefi i Shërbimit të Urgjencës Spitali Rajonal Korçë, Kujtim Shabani, është shprehur se më të prekurit nga gripi dhe komplikacionet e tij janë fëmijët por edhe të moshuarit.

 

Ndër të tjera shefi i shërbimit të urgjencës në spitalin rajonal të Korçës ka edhe disa këshilla për parandalimin e gjendjes gripale.

“Mos zbatimi i sistemit të referimit dhe dyndja e pacientëve në urgjencë pa shkuar më parë te mjeku i familjes ka bërë që herë pas here në spitalin rajonal të Korçës të shkaktohet fluks i lartë pacientësh, madje edhe pritje nga ana e tyre për të marrë shërbimin e mjekimin e duhur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *