Konfirmohet vatra e katërt e gripit të shpendëve. Pas Durrësit, Dibrës e Korçës infeksioni ka prekur edhe pulat e oborrit në zonën e Divjakës.

 

Analizat e dërguara në pak ditë më parë në Tiranë pas ngordhjes së 60 shpendëve në fshatin Guri i Gomares, rezultuan pozitive.

 

Kontingjenti i pulave i përkiste një familjeje në këtë zonë, e cila pavarësisht se kishet marrë mjekime nuk arriti t’i shëptonte. rasti u monitorua nga vaksinatorët të cilët fillimisht ngritën dyshime për infeksion dhe jo virus.

 

Ndërkohë në qarkun e Korçës ministria e Bujqësisë njoftoi se pas pelikanëve kaçurrel janë prekur edhe pulat e oborrit. Rasti është identifikuar në Devoll.

 

 

Nga sëmundja deri më tani kanë ngordhur afro 500 mijë shpendë.

 

Ndërkohë zonat janë vendosur në karantinë me qëllim parandalimin e përphajes së sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *