E premte, 6 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Grip shpendësh edhe në Shkodër, groposen dhjetëra pula

Një rast pozitiv me gripin e shpendëve rezulton edhe në qarkun e Shkodrës. Prefektja Majlinda Angoni, bëri me dije se rasti është zbuluar në një fermë private, teksa kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen 70 pula dhe janë groposur.

 

Për këtë, u zhvillua një takim për marrjen e masave për kontrollin e sëmundjes së shpendëve. Angoni shtoi se të shtunën dhe të dielën do të ketë kontrolle të shtuara në tregje.

 

Ajo tha se u është lënë detyrë bashkive të përcaktohet vendi, ku do të groposen shpendët nëse ka raste të tjera.

Më shumë video

Reklamë