Një Kupë e Botës e fituar dhe një tjetër e humbur në një finale të çmendur për Antoino Griezmann.

Sulmuesi i Atletico Madrid foli për mundësinë e përfaqësimit të Francës edhe në Olimpiadën që do të zhvillohet në Paris në verën e vitit 2024.

Objektivat për vitin 2024? Të fitojmë me këtë klub, do të bëjmë gjithçka për ta bërë këtë. Në 1/8 e Champions League do të përballemi me Interin, një kundërshtar i vështirë por i ngjashëm me ne. Në La Liga ne duam të qëndrojmë në luftë sa më shumë që të jetë e mundur deri në fund, sepse atëherë gjithçka mund të ndodhë. Ëndrra ime personale është të luaj në Lojërat Olimpike me Francën. Do të më duhet të flas për këtë me klubin, por shpresoj që ata të më japin dritën jeshile”, u shpreh Griezmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *