E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Grida Duma: Negociatat u shtynë, mëkatari feston si Judë!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma reagoi për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE për të shtyrë Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë.

 

Duma ja la fajin për këtë vendim mazhorancës. Ajo u shpreh në “Facebook” se vendi ynë do të marrë vendim pozitiv vetëm kur të zhvillojë zgjedhje të lira.

 

“Pa zgjedhje të lira nuk ka hyrje në Europë! Kodi zgjedhor i njëanshëm dhe mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, bënë t’ia përplasin derën në fytyrë Ramës. Dështimet  e njëpasnjëshme të Ramës për të 7 -tin vit e lënë Shqipërinë jashtë pragut të Europës. Negociatat u shtynë! Shqipëria vonohet në histori. Shqiptarët largohen e lënë vendin.  Shkaktari, mëkatari, feston si një Judë dështimin si sukses!”

 

 

Vazhdo të lexosh