Ish-deputetja e PD, Grida Duma, e cila njëherazi është edhe pedagoge, deklaroi se është kundër mbylljes së auditoreve.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis në “Vizion Plus”, Duma tha se duhet një organizim tjetër që të mundësohet mësimi fizik.

 

“Ky vit është një vit akademikisht i humbur, pavarësisht se kjo është një krizë që vjen nga natyra. Ne jetojmë çdo ditë tek kafeneja, të rrethuar nga njerëz të tjerë, të padistancuar, jo si në auditore. Ne kemi hapësirë dhe auditore dhe nëse duam të bëjmë koncepte leksionesh të vërteta, mundet të ndajmë një klasë në tre ose katër grupe. Ta bëjmë më të gjatë. Të ulim seminaret dhe të na i sjellin me detyra të shkruara. Ta organizojmë ndryshe.”

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *