Pas sulmit përmes fotove që kryeministri Edi Rama bëri, në rrjet “shpërtheu” një debat për mënyrën sesi kreu i qeverisë ju drejtua demokrates Grida Dumës. Pati nga ata që u shprehën se çfarë do të ndodhte nëse Duma do të ishte te Partia Socialiste.
Por këtë të premte, nga Durrësi, ajo tha se diçka e tillë nuk mund të ndodhë. Ish-deputetja deklaroi se krydemokratin Lulzim Basha nuk do ta ndërronte kurrë, ndërsa vlerësoi sjelljen e tij me gratë.
“Gjej rastin të falenderoj Luzlim Bashën, për këtë që ka bërë për gruan. Nuk ka pasur moment që nuk më kanë shkruar për përfshirjen në lista të një mjeke të nderuar, që ka ditur të bëjë shumë, e ka bërë me një solidaritet të jashtëzakonshëm. Kush do të më guxojë të më ndalojë? Shpesh kam thënë që prapa një burrit të madh, qëndron një grua e madhe. Mos ndryshoni më asnjë fjali, gruaja shqiptare di të flasë me sy, por jashtë skemave është shumë e bukur dhe e natyrshme. Diku, në krye të dy ditëve lexova një solidaritet ndaj meje, sikur Grida Duma të ishte tek PS çfarë do të ndodhte. Edhe pse e falenderova për solidaritetin, por shtova se kurrë nuk do të jem aty. Nuk do e ndërroja kurrë, një individ dhe njëri si Lulzim Basha me të cilin 10-11 vite në rrugëtim profesional kam parë që është njeriu gentlemen që njeh respektin absolut ndaj të gjithave ne. Të gjithë e quajnë , të fisshëm. Gruas duhet t’i japësh respektin e një qenie që nuk ka nevojë të jetë e egër dhe agresive për të qenë në krye të gjërave, por të jetë grua. Unë jam nënë e një djali dhe në çdo rast kur ai hy në ditët e tij të adoleshencës në çdo moment përkëdhele shoqen që ke afër, sepse nëse e bën të ndihet mirë atë, të ofron botën. Sot jemi në një start dhe që dua të ndaloj e të them se kush do të guxojë të na ndalojë?”, tha Grida Duma.





