Futbollisti i kombëtares shqiptare Eros Grezda ka debutuar me gol me skuadrën e tij te re Osijek. 22- vjeçari ishte autor i golit te dyte ne fitoren qe skuadra kroate arriti ndaj Lucernes me rezultatin 2-0 ne sfidën e pare te vlefshme për raundin e dyte kualifikues te Uefa Europa League.

 

Ne nje ndeshje te dominuar totalisht nga vendasit, ishte shqiptari i kombëtares maqedonase Myzafer Ejupi, i cili zhbllokoi shifrat ne minutën e 66. Pas nje goditje dënimi drejt zonës, ishte gjakovari 13 minuta me vone, i cili këmbënguli mes dy futbollisteve duke mposhtur edhe portierin kundërshtar.

 

Ky ishte goli i pare për Eros Grezda qe kur u transferuar ne 1 korrik nga Lokomitiv Zagreb per shumen e 600 mije eurove. Ne kampin kundërshtar te Lucerna luajti per gjate gjithë ndeshjes futbollisti i kombëtares kosovare Hekuran Kryeziu.

 

Ndërkohë dy skuadrat shqiptare arritën rezultate shume te mira ne takimet e para. Tetovarët e Shkëndijës arritën te përmbysnin disavantazhin duke fituar ne fund 3-1 përballë finlandezeve te Hjk Helsinki. Ndërkohë Skënderbeu mori nje barazim me mjaft vlera ne Almati te Kazakistanit 1-1 kundër Kairati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *