Subscribe

Në ditën e 10 të grevës së urisë, njëri prej grevistëve të Ballshit është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit.

Situata paraqitet e vështirë edhe për grevistët e tjerë, të cilët refuzojnë në mënyrë kategorike marrjen e ndihmës mjekësore.

Naftëtarët shprehen të indinjuar me kompaninë private dhe autoritetet, ndërsa paralajëmruan se do t’u drejtohen për ndihmë ambasadave.

Edhe pse në llogaritë e tye ka kaluar një pagë, nga tre të premtuara, ata kanë refuzuar ta tërheqin duke duke bërë të qartë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *