Kanë mjaftuar vetëm pak minuta nga mbërritja e banorëve grevistë të Zharrëzës pranë Ministrisë së Energjetikës që situata të tensionohej.

 

Protestuesit dhe grevistët përpiqen të ngrenë një çadër për të qëndruar aty derisa t’i jepet një zgjidhje përfundimtare kërkesave të tyre.

 

Gjendja e tyre shëndetësore e vështirë, ka krijuar alarm edhe në dyert e Ministrisë, rrethuar nga uniformat blu që nuk i kanë lejuar protestuesit të ngrenë çadrat e tyre.

 

Tensioni ndodhi ndërsa një pjesë e protestueseve u pritën menjëherë në Ministrinë e Energjetikës, edhe nga zv. kryeministri, Niko Peleshi, i cili deklaroi se kane rene dakord per dëmshpërblimin dhe riparimin e dëmeve

 

Edhe vete protestuesit thonë se fryma e bisedimeve ka qene pozitive por nuk mund te largohen pa pare vendimin e qe ndalon aktivitetin e kompanisë Bankers ne Zharrez.

 

Megjithatë, grevistët nga Zharrëza, por edhe protestuesit në mbështetje të tyre vijojnë protestën e tyre përballë Ministrisë së Energjetikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *