Subscribe

Gratë greviste të Ballshit kanë 22 ditë në grevë urie, por ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet, ato thonë se persona të ndryshëm po iu bëjnë presion me  mesazhe telefonike që të ndërpresin protestën.

 

Na kanë marrë pa numër: Lini grevën. Aty të vdisni. Sharje nga më të ndryshmet që më vjen turp t’i publikoj. Nuk ia kemi borxh askujt. Nuk e diskutojë fare që këto janë partiake. Jemi futur për bukë këtu. Nuk dua t’ia di për parti unë. Shpresa e vetme është vetëm kryeministri. Do dialog ja ai të vijë aty përjashta tek sheshi ne këtu. Të vijë pse duhet të trembet nga gratë.

 

Jemi shumë të acaruar. Po vuajmë për bukën e gojë. Dhe kur vjen puna mesazhet që na bëjnë janë shumë të keqe. Ne duam vetëm bukën e gojës. Duam vetëm pagat e prapambetura. Dhe zoti kryeministër e ka thënë vet që do i marrim.

 

Naftëtarët e Ballshit protestojnë prej 40 ditësh. Dy nga kërkesat kryesore të tyre janë marrja e 13 pagave te prapambetura dhe rifillimi i punës në rafineri.

 

Deri më tani punonjësit kanë zhvilluar vetëm një takim me përfaqësuesit e kompanisë por nuk arritën të gjenin një zgjidhje konkrete lidhur me kërkesat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *