Subscribe

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore të grave greviste, ende nuk ka asnjë negociatë mes autoriteteve dhe naftëtarëve lidhur me çështjen e pagave të prapambetura.

 

Në ditën e 13 të grevës, gratë e rafinerisë së Ballshit akuzojnë institucionet se i kanë lënë në harresë.

 

Mbajmë njëra-tjetrën që të gdhihemi së nesërmen. Asnjë reagim. Nuk e dimë se çfarë i thotë mendja kryeministrit. Deri në vdekje këtu jemi po s’morëm atë që na takon.

 

 

Shteti na ka braktisur po bën vite. Shteti nuk është i popullit është vetëm i atyre që kanë karrige. Ne jemi katandisur si në mesjetë. Nuk kemi asnjë të drejtë. Përditë këtu kemi folur jemi lodhur, por s’na dëgjon asnjeri. Se dimë si do përfundojmë.

 

Grevistet i kanë bërë edhe njëherë thirrje kryeministrit për të nisur bisedimet sa më shpejt.

 

 

I bëj një thirrje kryeministrit: zoti kryeministër çfarë po kërkojmë? Zoti kryeministër vetëm 13 pagat e prapambetura që kemi fituar me gjyq. Vetëm bukën e gojës, gjallërimin e qytetit. Nuk kërkojmë gjë tjetër.

 

Naftëtarëve i janë bashkuar këtë të martë dhe 66 organizata të shoqërisë civile, të cilat kanë shprehur mbështetjen e tyre lidhur me situatën e krijuar në rafinerinë e Ballshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *