E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Grevistët, nata e parë në Tiranë

Kjo është nata e pare qe banoret e Zharrzes kalojnë përpara Ministrisë se Energjisë ne Tirane. Policia nuk i la te ngrinin çadra ku mund te qëndronin gjate natës. Zgjidhja e vetme mbeti tek batanijet dhe kartonët. E diela i gjeti serish para Ministrisë se Energjisë. Edhe pse nje dite me pare morën premtimin nga qeveria se kërkesat e tyre do te plotësoheshin, grevistet nuk binden.

 

Ata duan qe te kenë ne duar, te firmosur, vendimin per dëmshpërblimin e shtëpive te rrënuara dhe ndalimin e punimeve te “Bankers Petrolium”. Grevistet e Zharrzes janë ne pritje te nje njoftimi nga ana e Ministrisë se Energjisë, qe do t’i njohe me vendimin qe qeveria do te marre për ta. Ata pohojnë se rruga e tyre nuk ka kthim pas. Marshimi per drejtësi, zgjati tre dite dhe sipas grevisteve, synon t’i jape një zgjidhje përfundimtare shkatërrimit me shume se 8-vjeçar qe “Bankers” u ka bere jetës dhe pasurisë se tyre.

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë