Grevë tek burgu 302/ Kushte më të mira dhe vërejtje për reformën në drejtësi

Të gjithë të paraburgosurit e burgut 302 që ndodhet në Tirane prej orës mesditës kane hyre ne greve urie pa afat.
Nëpermjet një letre publike qe i eshte dërguar institucioneve me te larta te shtetit dhe ambasadave sqarohet se qellimi i greves se urise eshte respektimi i te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.
Ne letrën me 8 kërkesa shtrohen si probleme; ajrimi si në të gjitha burgjet e tjera, kërkohet lejimi i takimeve me familjarët, lejimi i bombolave të gazit, lejimi i aktiviteteve sportive, rritja e cilesise se ushqimit, si dhe ti jepet fund dhunes fizike dhe psikologjike.
Këta të burgosur kundërshtojnë edhe aplikimin e regjimit BIS-41 pasi sipas tyre ai është i vlefshëm për struktura mafioze dhe jo për ta.
Te burgosurit jane ndaluar edhe tek reforma në drejtësi, duke theksuar se edhe sot gjykata jep vendime dhe dënime pa fakte e prova por duke u bazuar në indicje dhe përgjime.




