Ndalohet kalimi në Kakavijë për 24 orë. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër deklaron se nga data 17 shkurt deri më 18 nuk do të lejohet kalimit në Kakavijë për shkak të shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

“Do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt. Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra. Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente”, theksohet në njoftim.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pikë kalimi./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *