E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Grevë në burgun e Drenovës

20 te dënuar për armëmbajtje pa leje që ndodhen në Burgun e Sigurisë së Larte ne Drenove prej 4 ditësh kanë hyrë në greve urie. Ata kërkojnë të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i marrë disa muaj më parë. Kete e deklarojnë te afërmit e tyre, te cilet prej disa ditësh qëndrojnë para ambienteve te burgut. Drejtori i burgut te sigurisë se larte ne Drenove te Korçës Robert Kodra, mohon qe te dënuarit te jene futur në greve urie. Sipas tij ata duhet të dërgojnë një kërkesë Gjykatës se Larte dhe asaj Kushtetuese, si dhe per dijeni presidentit për zgjidhjen e këtij problemi. Drejtorit Kodra thotë se e njëjta situate është edhe në burgjet e tjera te vendit, për te dënuarit për armëmbajtje pa leje, te cilët janë ne pritje te përfitojnë uljen e dënimit apo edhe lirimin nga burgu.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë