E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Grevë në aeroportin e Brukselit, anulohen mbi 100 fluturime

Mijëra njerëz kanë anulluar udhëtimet e tyre këtë të shtunë nga aeroporti i Brukselit, si pasojë e grevës së punëtorëve.

 

Zëdhënësi i këtij aeroporti, ka njoftuar se 110 fluturime janë anuluar. Ndërsa sipas agjencisë së lajmeve Belga, bëhet me dije se gjatë ditës mund të anulohen edhe fluturime të tjera.

 

Reklamë

Gjithashtu të premten, rreth 130 fluturime u anuluan për shkak të grevës së punëtorëve që përkujdesen për bagazhet e udhëtarëve.

 

Greva e punëtorëve të kompanisë Aviapartner ka nisur të enjten dhe është thënë se do të zgjasë deri të dielën, ku është parashikuar se rreth 74 mijë kanë nevojë për përdorimin e aeroportit të Brukselit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë