E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Grevë e përgjithshme dhe mijëra protestues me thirrje të shoqërisë civile në Tunizi

Mijëra tunizianë manifestuan sot në qytetin Kef (veri-perëndim), ku u regjistrua një grevë e përgjithshme për të protestuar kundër një ekuilibri financiar të paqëndrueshëm dhe për të kërkuar një zhvillim më të drejtë mes rajoneve, bëri të ditur media e pranishme në vendngjarje.

 

Reklamë

Me thirrje të shoqërisë civile, manifestuesit u mblodhën përpara selisë së zyrës rajonale të sindikatës UGTT, përpara fillimit të parakalimit në arteriet kryesore të këtij qyteti me rreth 50 000 banorë që ndodhet rreth 180 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tuniz.

 

“Punë, liri, dinjitet”, “zhvillimi i Kef është një e drejtë” apo “Kef -i i nënshtruar, niveli i varfërisë në rritje”, ishin sloganët e pjesëmarrësve, që dënuan premtime të pambajtura të qeverisë.

 

Institucione publike dhe private, dyqane dhe kafene i janë përgjigjur thirrjes për grevë të përgjithshme duke qëndruar jashtë shërbimit për ditën e sotme, sipas korrespondentit të medias. Vetëm spitalet, farmacitë dhe dyqanet e bukës kanë qëndruar të hapur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë