Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, ka njoftuar të gjithë pasagjerët se të martën të gjithë fluturimet nga Tirana drejtë Italisë dhe anasjelltas, do të ketë anulime dhe vonesa, për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe në vendin fqinj.

 

Sipas njoftimit të AAC bëhet me dije se vonesat do të vijnë për shkak të  një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

 

“Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj, nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24-orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve. Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air. Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *