Për herë të pare gjatë dy dekadave të fundit, të gjithë avokatët në vend kanë bojkotuar seancat gjyqësore. Tre gjykatat kryesore në Tiranë, janë boshatisur thuajse krejtësisht, brenda dhe jashtë. Sallat ishin të hapura vetëm për masat e sigurisë. Avokatët kundërshtojnë pagat e referencës dhe rritjen e taksës për sigurimet shoqërore. Rritja e pagave të referencës, do të rrisë çmimet për qytetaret. Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gert Hoxha, thotë se situata është e rëndë. Ai kërkon që palët të ulen edhe njëherë në tryezë për gjetjen e një zgjidhjeje. Konfliktin e avokateve me qeverinë e kane vuajtur qytetaret. Shumë vete janë detyruar të kthehen mbrapsht. Më 2 Shkurt Dhoma Kombëtare e Avokatisë paralajmëroi bojkotin e seancave, duke kërcënuar se do ta paralizoje pa afat gjithe gjyqësorin nëse qeveria nuk tërhiqet.
x