Subscribe

Kjo është situata në 3 gjykatat më të mëdha në Tiranë, ku në ditën e dytë të grevës së avokatëve janë shtyrë rreth 1000 seanca. Mbrojtësit ligjorë, kundërshtojnë vendimin e qeverisë për pagat e referencës, teksa shumë qytetarë thjesht sa janë paraqitur në dyert e gjykatës për të mësuar datën e seancës së radhës. Pavarësisht bojkotit, kishte edhe nga ata persona, të cilët nuk ishin të informuar për grevën e avokatëve. Ndryshe nga sa u deklarua ditën e mërkurë në konferencën e jashtëzakonshme të dhomës Kombëtare të Avokatisë, nënkryetari i saj, Fatmir Braka thekson për Vizion Plus se, protesta dhe bllokimi i Kryeministrisë nuk është rruga e duhur. Por çfarë do të ndodhe më avokatët, të cilët kanë thyer bojkotin. Rreth 2500 avokatë do të vazhdojë grevën edhe ditën e premte, ndërsa numri i seancave gjyqësore në të gjithë vendin që janë shtyrë është afërsisht 2000.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *