E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Greta Koçi flet për lidhjen e Enit me Gencin!

Çifti i famshëm Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt pasi e bënë publike lidhjen e tyre, tashmë nuk kanë të sosur komentet mbi këtë marrëdhënie.

 

Ata shfaqen më të lumtur se kurrë dhe mesa duket ka edhe harmoni në familjen Koçi me ardhjen e dhëndrit të parë në shtëpi. Pasi Genci deklaroi disa ditë më parë se ka marrëdhënie shumë të mira me prindërit e Enit, është radha e kunatës, Gretës për të treguar si i ka raportet me Gencin.

 

Reklamë

Në një intervistë Greta ka treguar se me kunatin gëzon raporte të shkëlqyera dhe se ka qenë një mbështetëse e madhe e lidhjes së tyre që prej fillimit.

 

“Unë kam raporte shumë të shkëlqyera me Gencin. Jo vetëm unë, edhe prindërit e duan shumë, edhe ai po shumë. Kam qenë që në fillim pro lidhjes, e kam dashur gjithmonë. Ai është shumë i edukuar, i dashur. Jam e lumtur për ta dhe uroj që të plaken së bashku”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë