Nje jave pasi Turqia ka hapur kufirin dhe ka lejuar refugjatet ne drejtim te portes hyrese te bashkimit europian greqise, kjo e fundit sipas autoriteteve,

ka zmbrapsur rreth 35,000 migrantë.

Behet fjale per refugjate te cilet kane tentuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin grek.

Ndwrsa ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka vizituar kete te enjte provincën Edirne në kufi me Greqinë dhe ka njoftuar vendosjen e 1,000 forcave speciale në zonë, për të ndaluar kthimin e migrantëve drejt territorit turk.

Ministri ka akuzuar forcat greke për plagosjen e 164 migrantëve. Ai theksoi se Turqia është e vendosur të dergoje ceshtjen  në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke shtuar se “Përfundimisht të gjithë do të shkojnë në Evropë dhe se “ky nuk është as kërcënim as shantazh”.

Por perseritja e nje skenari te mundshem si ai i krizes se refugjateve te pese viteve me pare ka vene ne alarm dhe vendet e tjera.

Kancelari austriak Sebastian Kurtz tha  se nëse migrantët shkelin kufirin Grek ata do të ndalen në Ballkanin Perëndimor.

Ne jemi në kontakt të ngushtë me miqtë në Ballkanin Perëndimor, dhe ata janë të gatshëm, në rast të një përparimi të kufirit Grek, të mos lejojnë rrjedhje., u shpreh Kurz.

Nderkohe Presidenti serb aleksandar vucic deklaroi kete te merkure se nese refugjatet vijne drejt serbise, kufiri do te mbyllet per ta.

 

ALEKSANDAR VUCIC

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Ne jemi të gatshëm në çdo kohë për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve tanë përballë një krize emigrantësh. Nëse është e nevojshme, ne do të mbyllim kufijtë tanë. Nëse lind problemi, Serbia do të konsultohet me fqinjët dhe miqtë dhe do të ndërmarrë veprime.

 

Dy dite me pare Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, tha se nuk ka rritje të numrit të emigrantëve në këtë kufij.  Nderkohe qe në gjermani, bundestagu hodhi poshte propozimin e partise te gjerberit per te pranuar 5 mije refugjate, kryesisht gra e femije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *