Certifikata digjitale e Bashkimit Europian tashmë është gati dhe mund të përdoret përpara datës 1 korrik, nëse arrihet dakordësia mes liderve në union.

Greqia fqinje, si vendi i parë që propozoi këtë ide në muajin janar, prezantoi formatin e përfunduar ku do të përfshihen tre të dhëna kryesore: imunizimi me njërën nga vaksinat e miratuara nga agjencia rregulltore europiane, të dhënat nëse personi është shëruar nga sëmundja ose negativiteti ndaj covid 19.

Gjatë konferencës për shtyp në Athinë, presidenti i këshillit europian, Sharl Mishel deklaroi se kjo është një arritje e madhe në nivel europian.

 

CHARLES MICHEL

PRESIDENT I KESHILLIT EUROPIAN

 

“Është e rëndësishme që të gjitha shtetet anëtare të veprojnë mbi të njëjtat baza të të dhënave në mënyrë që të sigurohet liria e lëvizjes. Kjo është një arritje e madhe që kërkoi shumë punë edhe në nivel politik. Jam shumë krenar që në javët e ardhshme do të shohim implementimin e certifikatës digjitale të vaksinimit, në të gjithë Bashkimin Europian.”

 

Ndërkohë, kryeministri grek, Kiriakos Micotakis theksoi se kjo ide u bë realitet në kohë rekord falë shembullit shumë të mirë të bashkëpunimit mes shteteve anëtare.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

 

“Tani që kemi kuadrin ligjor, ne jemi gati të fillojmë të përdorim këtë certifikatë më herët se data 1 korrik. Më lejoni të ritheksoj se qëllimi ynë nuk është të ndajmë qytetarët. Certifikata Europiane Dixhitale nuk është asgjë më shumë se një korsi me shpejtësi të lartë. Do ta bëjë udhëtimin shumë më të lehtë, veçanërisht gjatë verës. Kjo është shumë e rëndësishme për Greqinë, si një vend turistik, por unë mendoj se është e rëndësishme për secilin prej shteteve anëtare sepse ajo që duam të bëjmë është të rivendosim lirinë e lëvizjes.

 

Certifikata digjitale e Bashkimit Europian është ndërtuar në koordinim me sistemet kombëtare të vaksinimit në secilin shtet. Lëshimi i saj do të jetë i disponueshëm në format dixhital dhe letër, e do të bëhet falas përmes portaleve qeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *