Parlamenti grek pritet të votojë këtë të premte protokollin për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas mediave të vendit fqinj, seanca pritet të nisë mes tensioneve me opozitën e Kirijakos Micotakis dhe kreut të grekëve të pavarur Panos Kammenos, një kundërshtar i fuqishëm i Marrëveshjes së Prespës.

Opozita ka bërë me dije se do të vazhdojë të kundërshtojë miratimin e protokollit në kuvend, madje para votimit, do të përjashtojnë nga grupet e tyre parlametare “6 deputetët e konsideruar si tradhëtarë që mbështesin qeverinë e Cipras”, katër të pavarur dhe dy të partisë së Kammenos, që duan t’i bashkohen shumicës.

Ish partneri qeveritar i Cipras, tha se do të këmbëngulë që protokolli të mos miratohet me shumicë të thjeshtë parlamentare.

Ai ka paralajmëruar deputetin Thanasis Papachristopoulos i cili mbështeti marrëveshjen e Prespes dhe qeverinë gjatë votëbesimit, se nëse ai nuk heq dorë nga mbështetja e protokollit, do të përjashtohet nga partia.

Protokolli për antarësuimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, u shqyrtua të enjten në komisionin për çështjet kombëtare të Mbrojtjes në Kuvendin grek, ndërsa sot deputët do të vendosin për miratimin e tij.

Nëse merr dritën jeshile, Greqia shënon hapin final për t’i dhënë fund konfliktit 27 vjeçar për emrin me Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *