Greqia vendos: Vaksinat për Covid-19 dhe maskat për nxënësit të gjitha falas

Kryeministri i Greqisë Kiriakos MItsotakis deklaroi se vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas për të gjithë qytetarët grek.
KIRIAKOS MITSOTAKIS
KRYEMINISTER I GREQISEReklamë
“Dua të jem absolutisht i qartë, vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët grekë. Ne ende nuk e dimë nëse do të jetë me një fazë apo nëse do të ketë më shumë. Ne nuk e dimë kur do ta kemi në dispozicion por shpresojmë sa më shpejtë dhe sapo ta kemi në dispozicion ajo do të jetë falas, për të gjithë qytetarët tanë”
Duke iu referuar planit per hapjen e shkollave kryeministri grek njoftoi se do të ofrojë maska falas për të gjithë nxënësit dhe satfin petagogjik në të gjitha shkollat.
KIRIAKOS MITSOTAKISKRYEMINISTER I GREQISE
“Të gjitha vendet e botës po rihapin shkollat e tyre. Shkollat, padyshim, do të hapen duke marrë parasysh të gjitha dispozitat e sugjeruara nga ekspertët, në mënyrë që të zvogëlohet përhapja e virusit. Një nga këto dispozita është përdorimi i detyrueshëm i maskës në klasë për të gjithë fëmijët, duke filluar nga Kopshti i fëmijëve dhe duke përfunduar në klasën e fundit të Shkollës së Mesme. Qeveria Greke do të marrë përsipër të sigurojë maska falas për të gjithë fëmijët dhe të gjithë mësuesit, në mënyrë që në këtë mënyrë të përmbushë detyrimin e saj minimal për t’u siguruar fëmijëve maskë”
Kiriakos Mitsotakis i bëri thirrje opozitës për t’i dhënë fund kritikave per menaxhimin e situates se krijuar nga pandemia.




