Euro 2024 njohu tre kombëtarët e fundit të kualifikuara për në fazën finale. Në sfidat e fundit të play off siguan kualifikimin edhe Gjeorgjia, Ukrainë dhe Polonia.

Befasinë më të madhe e realizoi Gjeogjia e cila mundi me penallti në fushën e vet, Greqinë, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllen 0 me 0.

Ndeshje me intensitet të lartë në Tbilisi, me Kvaratshkelian udhëheqes të lojës së vendasve në pjesën e parë ndonëse rasti më i mirë ishte në fund me Cakvetade, që gjeti reagimin e portierit Vlahodimos.

Nisja e të dytës ishte me mirë me greket kërcënues me Tsmikias dhe Masuras, ndërsa Gjeorgjia tentoi të mbyllte ndeshjen pa shkuar tek shtesat por dy tentativat e Kavarshkelias nuk shkuan në rrjete.

Në shtese nga jë rast të pastër për seicilin ekip, traversaa e Mavropanos për greqine dhe ndërhyrja e Vlahodimos kundër Mikautadzes.

Dëmtimi i Kvaratskelias prishi humorin e vendasve në shtesën e dytë, mirëpo tek penalltitë  gjithçka u vendos nga gabimet e Bakasetas dhe Jakumakis per miqtë. Historike për Gjeorgjine ku kualifikim në europian për herë të parë ku do të jenë në grupin C me Cekine, turqin dhe Portugalinë.

Ukraina buzeqesh në kohëra të vështira për vendin. Verdheblutë mundën 2 me 1 me përmbysje Islanden dhe do të kenë përballë në grupin E në europian, Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë: Nordiket kaluan të parët në avantazh pas 30 minutash përmes një gjuatje nga jashtë zonë të talentit të Xhenoves, Albert Gudmundson.

Megjithatë në fillim të pjesës së dytë ishte sulmuesi i Girones, Tsikangov që barazoi shifrat. Për të shmamngur shtesat dhe për të cuar Ukrainën në Gjermani mendoi ylli i Chelsea Mydrik në minutëne  84.

Në Europian do të jetë edhe Polonia, e cila ishte në një grup me Shqipërinë në eleminatoret e fundit.

Levandosvki me shokë u kualifikuan me penallti në Uells përballë përfaqësueses vendase pasi koha e rreghullt dhe shtesa u mbyllen 0 me 0.

Rastet më të mira në këtë takim ishin pikërisht në shtesë ,e Pietrovskin për polaket dhe Mur për uellsin, por ndeshja nuk u zhbllokua.

Tek 11-metershat vendimtare në gjuatjen e fundit ishte pritja që Shcezni bëri ndaj futbollistit vendas Xhejms dhe godietjet u mbyllen 5 me 4 për Poloninë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *