Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës do të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor.

Shtyrja e afatit të bllokimit të kësaj pike është njoftuar nga autoritetet e policisë greke, në vijim të masave të marra nga qeveria për përballimin e situates.

Deri në këtë datë nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve, si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Ndërkohë, Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi gjatë këtij harku kohor dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *