Subscribe

Bie në maksimum i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas autoriteteve të kësaj pike kufitare shkak janë bërë masat e forta të vendosura nga qeveria greke për për situatën e krijuar nga COVID.

 

Të njëjtat burime thanë se gjatë tre ditëve të fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar me Greqinë, kanë hyrë 5070 shtetas aq sa në një situatë normale kanë lëvizur brenda 24 orëve.

 

Nga ana tjetër gjatë tre ditëve të fundit nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë dalë vetëm 2746 shtetas, aq sa në një situatë normale kalojnë nga pika jonë në anën tjetër brenda disa orëve.

 

Burime të siguruara nga Vizion Plus thanë se i njejti fluks pritet të jetë edhe gjatë ditëve të tjera të këtij fundviti, gjithnjë për të njëjtat arsye.

 

Gjatë tre ditëve të fundit lëvizje të pakëta janë shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Gjatë këtyre ditëve në këtë pikë kalimi me Maqedoninë e Veriut, kanë hyrë 4817 shtetas dhe kanë dalë 4785 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *