Ministria greke e mbrojtjes, në kushtet e rritjes së tensioneve me Turqinë, ka shtuar numrin e ushtarëve që do të patrullojnë në kufi, nga 2 në 7. Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve ka kaluar në një nivel tjetër që prej arrestimi te dy ushtarëbe grekë, të cilët kaluan kufirin. Ministri i mbrojtjes, Panos Kammenos një ditë më parë deklaroi se  Turqia me provokimet e saj të vazhdueshme është në drejtim të kundërt me rrugën europiane.

 

“Me Turqinë ne duam të kemi një bashkëjetesë paqësore brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar dhe respektimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.  Për fat të keq, shkeljet e vazhdueshme, deklaratat provokative por edhe ngjarja e fundit me dy ushtarët grekë, një oficer dhe një nënoficer i cili ishte rezultat i një incidenti të vetëm të kufirit, tregojnë se Turqia në vend që të ndjekë një rrugë evropiane që ne të gjithë dëshirojmë, bën të kundërtën. Greqia konsideron se situate me ushtarët mund të zgjidhej shumë lehtë me autoritetet përgjegjëse dhe burgimi i tyre nuk është fare i justifikueshëm. Unë pres që sa më shpejt të jetë e mundur ata të kthehen në shtëpi dhe shpresojmë se Turqia do ta kuptojë se një sjellje e tillë nuk ndihmon në imazhin e saj.”

 

Ditën e premte,në një intervistë për mediat franceze Kammenos dha alarmin se Greqia është shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë. Kjo situatë, sipas ministri grek, tregon se vendi i tij është praktikisht i ekspozuar përballë çdo lloj incidenti në çdo moment edhe me rojat bregdetare turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *