E hënë, 21 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqia “sfidon” COVID-19/ Plan për të mikpritur turistët këtë verë

A woman wearing a mask to protect against the spread of the coronavirus take a picture with her mobile phone in the Alimos suburb of Athens, Tuesday, April 28, 2020. Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis announced today the government's plan beginning an easing on lockdown measures due the COVID-19 in Greece, where infection rates have remained relatively low. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Turistët do të jenë të mirëpritur të vizitojnë Greqinë këtë verë por rregullat e distancës sociale do të mbeten në fuqi për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi. Kjo ishte deklarata e ministrit grek të Turizmit, Harry Theocharis.

“Ne duam që njerëzit të vijnë në Greqi. Sigurisht që do të marrim masa paraprake përsa i përket kërkesave para udhëtimit, por edhe përsa i përket mënyrës së udhëtimit, mënyrës së qëndrimit. Do të zbatohen rregullat e distancës sociale.”

Reklamë

Theocharis tha se Greqia ka më shumë se 50 vjet që mirëpret turistë dhe se tani është momenti që të tregohet mikpritja për të cilën grekët njihen.

Ai shtoi se turistët duhet të ndjehen të sigurt në Greqi pasi vendi do të marrë masa paraprake të rrepta.

“Greqia është një vend i sigurt dhe në shumë raste shumë më e sigurt – më vjen keq ta them atë – se vendi juaj.”

Sipas ministrit grek, po mendohet që para se të futen në Greqi, udhëtarët të bëjnë testin për koronaviurs.

Vazhdo të lexosh

Reklamë